AMP: Nëse nuk e zbatojnë Marrëveshjen e Përzhinos, KE-ja “do t’i mbushë me mend”

Aleanca për Maqedoni Pozitive (AMP), vlerëson se për shkak të jo-aseriozitetit të partive, rrezikohet që Maqedonia të merr Raport të kushtëzuar për progres nga Komisioni Evropian, ndërkaq me atë dhe të ndalohet edhe seria e rekomandimeve për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Nga APM, vlerësojnë se Raporti i Progresit do të fitojë ndonjë formë të padefinuar, si tentim nga KE-ja që “t’i mbushë me mend”, negociuesit, njofton Portalb.

“AMP, edhe pse është e pakënaqur me marrëveshjen e deritanishme, veçmas në lidhje me Kodin Zgjedhor, vendimin për Komisionin Shtetëror Zgjedhor, Listën Zgjedhore, të cilat në bazë janë vetëm “rinovim kozmetik”, i inkurajojmë katër partitë vazhdimisht ta respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos, dhe në plan të parë të jenë interesat e qytetarëve, dhe jo të partive politike. Askush nuk ka të drejtë të luaj me perspektivat Euro-atlantike të Maqedonisë dhe çdo kthim mbrapa i procesit drejt afrimit në BE, do të thotë rrezikim i interesave të prosperitetit të qytetarëve të Republikën së Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e AMP-së, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button