Lëvizja Besa – Butel: Po shkatërrohet arsimi shqip në Butel

“Banorët shqiptarë të Komunës së Butelit, edhe pse zyrtarisht përbëjnë 25,19 % nga numri i përgjithshëm i banorëve të kësaj komune dhe rrjedhimisht dhe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në këtë komunë, prapëseprapë diskriminimi që u bëhet banorëve shqiptarë të kësaj komune vërehet në të gjitha sferat e jetës”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Nga Lëvizja Besa thonë se ka mungesë të kuadrove shqiptarë, të paraleleve dhe të kushteve për mësim, duke mos e mënjanuar as udhëtimin e nxënësve.

“Kështu në Shkollën Fillore “Panajot Ginovski”, edhe pse nxënësit shqiptarë përbëjnë shumicën e nxënësve, gjithë kuadri udhëheqës dhe shërbimi pedagogjiko-psikologjik aty janë të nacionalitetit maqedonas, ndërsa në Shkollën Fillore “Zhivko Brajkovski”, ku nga 731 nxënës, 479 janë shqiptarë, paralelet shqipe janë me nga 34 e më shumë nxënës, për dallim prej atyre maqedonase që janë me nga 9 deri 19 nxënës. Problem i madh vërehet edhe në Shkollën Fillore “Liman Kaba“, që ndodhet në fshatin Luboten. Atje, përveç kushteve të mjerueshme për mësim, mungon edhe salla e sportit, andaj fshatarët janë angazhuar që vetë të mbledhin para që ta blejnë një truall, me shpresë që aty të ngrenë në sallë sporti. Thuajse ne jemi popull privat në Maqedoni. Problem arsimi kanë edhe nxënësit shqiptarë të Vizbegut, që janë të detyruar të udhëtojnë disa kilometra deri në SHF “26 Korriku” të Shutkës”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button