Aksi Gradsko – Negotinë i mbyllur për komunikacion

Aksi rrugor nga Gradsko deri në Negotinë sot prej orës 5:00 deri në orën 18:00 do të jetë i mbyllur për qarkullim për shkak të xhirimit të filmit francez “A Fond”.

Siç informojnë nga LAMM, ndërprerje të komunikacionit pritet edhe të hënën, më 2 nëntor, në rrugën A2 Kërçovë – Ohër në pjesën mes Presekës dhe f. Vërbjan, qarkullimi do të ndërpritet 15-20 minuta mes orës 14:30 – 16:30.

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë pjesërisht të lagëta. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë- Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button