EKORIS: Komunat, asnjëherë në gjendje më të keqe

Komunat në Maqedoni ndodhen në një gjendje shumë të keqe. Një pjesë e tyre, siç informojnë nga organizata “EKORIS” nuk kanë lëndë djegëse, shkollat janë në gjendje shumë të keqe. Një pjesë e shkollave, posaçërisht ato nëpër mjedise rurale në prag të dimrit nuk do të munden të sigurojnë nxemjen. Ky është imazhi i përgjithshëm pas zbatimit të vëzhgimit të kualitetit të jetës nëpër komuna. Ky projekt është i financuar nga BE, ndërsa zbatohet nga pushteti lokal dhe ai qendror. Bardhyl Marku nga “Ekoris”, shprehu keqardhjen e tij për shkak se komunat nuk kanë decentralizim adekuat të mjeteve financiare, njofton TV21.

“Për çdo ditë dëgjojmë që shumë komuna po hasin në probleme të mëdha me mjetet financiare. Detyrat jepen mirëpo ato nuk janë të plotësuara  me kapacitet adekuat financiar dhe fiskal që komunat të munden t’i kryejnë ato. Jemi dëshmitarë dhe dëgjojmë që shumë komuna, më konkretisht në arsim, tani që po afrohet dimri nuk kanë mjete të mjaftueshme për nxehjen e shkollave. Jemi dëshmitarë të asaj se në çfarë gjendje janë shumë shkolla në Maqedoni. Nuk them që shkollat nuk janë të rregulluara mirë, mirëpo ka një numër të madh shkollash të cilat janë në gjendje të rëndë”, deklaroi Bardhyl Marku.

Marku theksoi se problemet e qytetarëve nuk mund të detektohen sepse, siç  thotë ai, ata hasin në mungesë të informatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button