Baba Dimri me tre paketa në Maqedoni

Erol Rizaov, kolumnë – “Baba Dimri do të arrijë më herët”, Utrinski Vesnik
Çka përmbajnë tre paketat e vitit të ri të Gruevskit, Zaevit dhe Ahmetit. Ahmeti e ka paketën më të vogël. Do të përcaktojë se kush do të jetë edhe president edhe kryeministër, dhe do të merr atë që i takon nga ndarja e presë.

Vele Mitanoski, kolumnë- “Tito, dhe çdo gjë është e mundur”, Utrinski Vesnik
Për çfarë lajthitje të vitit 2006 flet njeriu i cili tërë strategjinë e fushatës zgjedhore e ndërtonte mbi mosngopjen e VMRO-DPMNE e në largim të LSDM.

Iskra Koroveshovska, koment- “Demokratët e mëdhenj, por vetëm për Maqedoninë”, Dnevnik
Vallë nëse shërbimet sekrete të Maqedonisë do të ndërhynin në ndonjë nga gazetat tona, si ato Britanezet në “Guardian”, Dunja Mijatoviq do të heshtë? Dhe a thua se nëse Maqedonia do të ishte anëtare e BE-së, ajo do të ishte kritika si që është tani?

Agim Jonuz, kolumnë- “Ndërtimi i shtetit me veresi është punë djalli’, Dnevnik
Le të më falë zoti nëse mërmërisë ose flas gjepura, por problem me emrin sa edhe të jetë serioz, në mënyre ideale e amortizon dhe e shtyp përgjegjësinë e politikanëve që me saktësi të parashikojnë se çka na pret, dhe nëse na pret, kur do të ndodhë kjo.

Ivana Kostovska, kolumnë- “Greqia heqi dorë nga vijat e kuqe për emrin”, Dnevnik
Pyetja më e rëndësishme është, kush është ai që do të na tregojë se duhet ta pranojmë të keqen më të vogël? Sepse më e madhja përfshin përcaktuesin I cili është më I rrezikshëm se ai gjeografiku.

Daniela Trpçevska, editorial-“ Golgotë Matematikore”, Utrinski Vesnik
Akoma nuk është e qartë se pse lënda e matematikës, nga zgjedhor, do të bëhet i detyrueshëm. Ndoshta përgjegjësit dëshirojnë ta zmadhojnë diturinë nga matematika, të prodhojnë  staf cilësor, ose ti afrojnë fakultetet teknike deri te nxënësit.

Ljubomir D. Frçkovski, kolumnë-“ Uh! J..ftë raporti!” , Slloboden peçat
Raporti për punën e kryer, si që e kupton DPMNE- në fjalë, si fushatë e përhershme zgjedhore, në demokraci është I NDALUAR, edhe atë si standard, për shkak të brutalitetit, barbarizmit dhe agresivitetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button