OEMVP informon gratë ku të marrin fonde për bizneset e tyre

Vështirësia e grave afariste në qasje ndaj mjeteve financiare si dhe mënyra si së bashku mund të eliminojnë pengesat e tyre në rrugën e suksesit, mblodhi sot në Shkup gratë më të suksesshme të biznesit në Maqedoni. Në organizim të Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, gjegjësisht “Grupacionit të grave afariste”, në kuadër të Odës Ekomike u mbajt takimi i dytë informativ “Gratë në biznes dhe qasja deri te informatat” në të cilin Liljan Kandikjan nga Ambasada e Zvicrës si dhe Maja Antevska nga Banka Evropiane për zhvillim prezantuan mundësitë që ata i ofrojnë për financim të biznesit të grave.

Kryetarja e “Grupacionit të grave afariste” , Gëzime Fejzi në një prononcim për Portalb tha se deri më tani gratë që udhëheqin biznes, nuk kanë pasur një organizim të përbashkët ku do të munden të shprehin nevojat e tyre si dhe ku do të mund të marrin informata më të detajuara si të përfitojnë fonde për zhvillim të mëtejmë të biznesit.

“Është vështirë të arrish në biznes nëse je grua posaçërisht në vendin tonë. Megjithatë, nga përvoja ime kjo dëshmon se nuk është e pamundur. Me anë të këtyre sesioneve informative ne synojmë që të informojmë sa më shumë gra për mundësitë që i ofrojnë disa donatorë. Ne synojmë t’i ndihmojmë gratë që janë në biznes. Në të ardhmen do ta zgjerojmë Grupacionin tonë, do të prezantohemi në çdo qytet ndërsa ftesë të hapur kanë të gjitha gratë pa marrë parasysh a kanë biznes të madh apo vogël. Anëtarësimi vitin e parë është falas”, thotë për Portalb, Fejzi.

Merita Ramadani, afariste dhe nënkryetare e Grupacionit thotë se ajo si trashëgimtare e biznesit familjar si femër fillimisht ka pasur vështirësi ta bind madje të atin e saj që ka aftësi për ta udhëhequr biznesin, megjithatë, thekson ajo “gratë munden të jenë të suksesshme nëse vërtetë dëshirojnë dhe punojnë në këtë drejtim.”

Në këtë sesion informativ fjalim kishte edhe Daniela Miceva e cila prezantoi mundësitë e linjave të kreditit për gratë e bankës Prokredit Banka, si dhe Blerim Zllatku i cili prezantoi programin e Ministrisë së Ekonomisë për konkurrencë dhe afarizëm. / Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button