Vjenë, bisedime ndërkombëtare për Sirinë

Në Vjenë kanë filluar bisedimet ndërkombëtare të ministrave të jashtëm për përfundimin e konfliktit në Siri.

Irani, mbështetësi kryesor rajonal i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, po merr pjesë për të parën herë në një takim të tillë, së bashku me aleatin tjetër madhor sirian, Rusinë.
Por, diplomatët nuk kanë shprehur ndonjë optimizëm për arritjen e ndonjë kthese të madhe në këto takime, që po vazhdojnë.

Moska dhe Teherani këmbëngulin se Assadi duhet të jetë pjesë e çfarëdo qeverie të tranzicionit, derisa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet perëndimorë dhe ata në Gjirin Persik, dëshirojnë që lideri sirian të tërhiqet.

Mbrëmë, ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka mbajtur takime të ndara me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, dhe me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Para një muaji Rusia e ka filluar fushatën e sulmeve ajrore kundër armiqve të qeverisë së Sirisë.

Më vonë, zoti Kerry është takuar me Lavrovin dhe ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Arabisë Saudite, para bisedimeve të sotme shumëpalëshe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button