Jo çdo deklaratë ka vend në lajme

[Recension: “Vazhdojnë përplasjet mes partive opozitare”]

Shprehjet jo etike dhe vulgare të cilat i përkasin zhargonit të rrugës, nuk janë arsyeja për të bërë lajm. Gazetari profesionale është edhe filtrimi i deklaratave të cilat gazetari nuk guxon t’i përcjellë dhe t’i bëj pjesë të lajmit, nëse të njëjtat cenojnë rëndë integritetin e palës tjetër. Teksti që po recensojmë përcjell deklarata, vërtetësia e të cilave nuk mund të përcaktohet, të cilat në vete përmbajnë shprehje nënçmuese dhe jo etike.

Vazhdojnë përplasjet mes partive opozitare screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Vazhdojnë përplasjet mes partive opozitare”

Data dhe koha e publikimit: 24.10.2015

Data e recensionit: 25.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Vetë mënyra se si autori sqaron shkakun e këtij shkrimi që qëndron në kategorinë e “Top lajmeve” është jo serioze dhe pa asnjë tregues se flet për diçka konkrete dhe të vërtetë.

Një anëtar i dëshpëruar me udhëheqësinë e Lëvizjes “Besa”, i demotivuar nga mënyra e funksionimit të kësaj Lëvizjeje parapolitike, ka përcjellë disa mesazhe deri te një udhëheqës dege i kësaj Lëvizjeje, deri te të cilat arriti portali ynë, dhe për hirë të së vërtetës, po i publikojmë.

Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale gjatë transmetimit të informacioneve, gazetarët do të jenë të ndershëm, objektiv (…) dhe të saktë. Shënon pika I e Kodit etik të gazetarëve.

Gazetari duhet ta kultivojë gjuhën e mirëkuptimit dhe të etikës.
Komunikimi i pashembullt me opinionin është i papranueshëm për profesionin e gazetarit. Gazetari duhet t’i ketë parasysh standardet morale të publikut të cilit i drejtohet. Gazetari nuk duhet të përdor përmbajtje të pashembullta, shqetësuese dhe pornografike në punën e tij.
Shënon pika XV e kodit etik të gazetarëve.

Teksi është tendencioz dhe me nuanca ironie. Nuk jep asnjë tregues se kush janë burimet e informacionit, sa relevante dhe të besueshme janë ato dhe arsyet e këtyre “bisedave”. Tek e fundit, asnjë tregues se këto burime ekzistojnë.

Në njërin mesazh shkruan se: “Udhëheqësia e Lëvizjes ‘Besa’, kur janë me ne folin zi e më zi për BDI-në, për krejt udhëheqësit dhe figurat e BDI-së, ndërsa ne dëshpërohemi, se kur i shohim që takohen live me të njejtit, u rrinë si p***, e ju bëjnë temena!”. Ndërsa, në mesazhin tjetër thuhet se: “Kur bëjmë politikë jemi krejt aty bashkë, na nxisin, na motivojnë etj.etj., ama kur vjen puna e mjeteve financiare, janë gjithmonë të njëjtit njerëz që zhduken!”

Gazetari është përgjegjës edhe për fjalën e bashkëbiseduesve, sepse përmes tij ato qëndrime dalin ne opinion, prandaj është i obliguar t’i parafrazojë ose të distancohet nga fjalori ofendues, promovimi i stereotipave ose diskriminimit. – Shkruhet në Kodin etik të gazetarit.

Tendecat për të qenë kritik, nuk do të thotë se duhet raportuar me emocion dhe duke dhënë konstatime. Gazetari nuk jep “leksion” politik, por thjeshtë informon. Ai gjithashtu duhet të dalloj elektoratin nga publikiu.

Teksti nuk respekton normat bazë të etikës së raportimit.

Çdoherë duhet të shmangen frazat që në vete përmbajnë konotacione shoviniste, seksuale ose të tjera diskriminuese.

Ndryshe, Lëvizja parapolitike “Besa” ka arritur që t’i mobilizojë disa të rinjë, duke i manipuluar dhe motivuar me mjete materiale nga përfitimet që kanë prej vendeve të Lindjes. Por, siç shihet edhe nga këto mesazhe, ato mjete duket se më tepër dëshirojnë t’i “mbajnë” për vete, ndërsa të arsyetohen se kinse po bëjnë fushatë proislame.

Akuza me të cilën autori përfundon tekstin e tij është e rëndë dhe aspak e faktuar. Nga kjo mund të fyhen edhe një pjesë e publikut, ndoshta mbështetës të këtij subjekti politik të cilët akuzohen se po përfitojnë materialisht dhe po manipulohen.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button