Alma Lama: Pozita t’ia shtrijë dorën opozitës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, e ka mirëpritur vendimin e partive opozitare për të marrë pjesë në seancën solemne për nder të presidentit të Austrisë, Heinz Fischer.

Ajo, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, ka thënë se tash është koha kur pozita duhet të marrë një hap të rëndësishëm dhe t’ia shtrijë dorën e bashkëpunimit opozitës

“Vendimin e partive opozitare per te marre pjese ne seancen solemne per nder te presidentit te Austrise, z. Heinz Fischer, si dhe ne seancen per ratifikimin e marreveshjes per MSA, qe pritet te mbahet te henen e vleresoj si pozitiv dhe nje pike kthese. Kjo eshte nje levizje nga pozicioni i tyre i barrikaduar qe prodhoi bllokimin e punes se Kuvendit me hedhjen e gazit lotsjelles.

Tani i takon pozites te hedhe hapin tjeter, t’i shtrije doren e bashkepunimit opozites, te degjoje shqetesimet e tyre dhe te gjithe se bashku te reflektojme se cfare shteti duam te ndertojme; shtetin funksional ku respektohet ligji, apo anarkine e cila eshte shkaterruese per shtetin dhe jeten e qytetareve.

Dy ceshtjet qe ka ngritur opozita, asosacioni dhe demarkacioni, na interesojne te gjitheve prandaj na duhet debati ne Kuvend, si institucioni me i larte qe merr vendimet perfundimtare.

Vetem dialogu dhe debati mund ta cojne Kosoven perpara; vetem konkurenca e ideve dhe alternativave brenda normave te lojes demokratike eshte rruga ne te cilen duhet te ecim” (sic.), ka shkruar Lama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button