ACITAD organizoi në Tiranë “Takimin Mbarëkombëtar te Biznesit”

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, i pranishëm sot në takimin e 2-të Ndërkombëtar të Biznesit, organizuar nga Dhoma Shqiptare e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit (ACITAD), ka bërë me dije se për të mbetet një sfidë që të ndryshojë raportin mes punonjësve aktivë dhe atyre pasivë në vendin tonë.

“Ne duhet ta nxjerrim Shqipërinë nga harta e vendeve që ofron vetëm punë të lirë. Ne duhet ta fusim Shqipërinë në hartën e vendeve që formon dhe ofron punonjës të kualifikuar.

Kjo është detyra jonë e madhe, të ndryshojmë kryekëput raportin e tregut tonë të punës. Dhe ne mendojmë se ka një zgjidhje dhe ky është arsimi profesional”, ka deklaruar Klosi.

“Tashmë kemi gati një ligj shumë të fortë, që ka të bëjë me reduktimin e dembelizmit në Shqipëri. Ne duhet të gjejmë një raport të drejtë për ata që duan të punojnë dhe të jetojnë me punë të denjë me ata që duan të jetojnë duke marrë ndihmën ekonomike apo asistencën sociale.

Nuk mund të vazhdojmë të sponsporizojmë në pafundësi dembelizmin në Shqipëri”, tha më tej ai.

Ai ka shtuar më tej se paralelisht me refomën ligjore në sistemin e punësimit në vend, MSR po punon që brënda këtij viti të krijohet një rrjet i shkollave profesionale të ekselencës, të cilat të kenë mundësi të prodhojnë profesionistë që mund të akreditohen nga sistemi i shkollave profesionale të BE-së.

Në këtë event kanë qënë të pranishëm zv.kryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Ervin Mete.

Eventi është organizuar nga ACITAD dhe në partneritet me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Universitetin Epoka, Portalin Albeu.com dhe kompaninë Albartex.

Dhoma Shqiptare e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit – ACITAD është themeluar në Tiranë në shkurt të vitit 2012 duke pasur si synim ofrimin e mbështetjes dhe konsulencës për biznesin shqiptar, me qëllim rritjen e aftësive konkurruese të tyre dhe përfaqëson interesat ekonomike të 220 anëtarëve ku më shumë se 30% e tyre përfaqësojnë investime të huaja direkte. ACITAD është aktive pothuajse në të gjithë sektorët e biznesit të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button