Ilaçet që nuk duhet t’ua jepni fëmijëve

Sipas organizatës shëndetësore botërore disa ilaçe nuk duhet t`i marrin fëmijët për arsye të ndryshme. Ja cilat janë ato:

  • Aspirinë – Mund të bëjë një fëmijë të ndjeshëm ndaj sindromës Reye-s, një sëmundje e rrallë, por potencialisht fatale.
  • Ilaçet kundër kollës dhe të ftohtit – Studimet tregojnë se këto ilaçe në të vërtetë nuk ndihmojnë për të zbutur simptomat e fëmijës suaj dhe ato mund të jenë të dëmshme, sidomos kur një fëmijë gabimisht merr më shumë se doza e rekomanduar.
  • Ilaçet kundër të vjellave – Mos i jepni fëmijës tuaj ilaçe kundër të përzierave, vetëm nëse mjeku i tij në mënyrë specifike e rekomandon atë. Shumica e periudhave të të vjellave janë mjaft jetëshkurtra dhe foshnjat dhe fëmijët zakonisht e kalojnë këtë pa ndonjë mjekim.
  • Mjekime të rriturish – Dhënia fëmijës tuaj një dozë të vogël të një ilaçi të destinuar për një të rritur është e rrezikshme.
  • Ilaçet e recetës së një personi tjetër dhe për kushte të tjera shëndetësore– Ilaçe të tilla mund të jenë të paefektshme dhe të rrezikshme për fëmijët.
  • Çdo gjë e skaduar – Hidhni poshtë çdo ilaç që keni marrë me recetë, apo ilaçe për kollën, sapo ato të skadojnë. Gjithashtu hiqni qafe ilaçet që kanë ndryshuar ngjyrën apo formën.
  • Tableta që përtypen – Ato janë një rrezik mbytjeje për foshnjat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button