Më në fund ndahen vendime pune në spitalin e Kumanovës

Ministri i vetëqeverisjes lokale z. Lirim Shabani sot mori pjesë në ndarjen e vendimeve të punës në Spitalin Shtetërorë të Kumanovës, në të cilën u dhanë 100 vendime pune prej të cilëve 47 janë shqiptar.

Krahas ministrit Shabani prezent ishin ministri i ekonomisë z.Bekim Neziri, sekretari shtetëror nga ministria e shëndetësisë z.Nasuf  Ipqe, drejtori i spitalit z.Arif Latifi, punonjës shëndetësor etj.

Nga 102 vullnetarë, rreth 30% e tyre sot kanë nënshkruar kontratat për punë, ndërsa pjesa e mbetur do t’i nënshkruajnë gjatë javës ose fillimin e javës së ardhshme.

Kohë më parë, kur vullnetarët shprehën revoltë për mos përmirësimin e statusit të tyre ndërvite, drejtori i Spitalit të qytetit në Kumanovë, përveç që fajin ia hodhi Ministrisë së Financave për zvarritjen e çështjes, gjithashtu akuzoi vullnetarët se revolta e tyre është me prapavijë politike.

Me vite, 102 vullnetarët në këtë spital kanë punuar për rrogë minimale 3 900 denarë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button