Përmbajtja demanton titullin

[Recension: “Lëvizja Besa përgatitet për të qenë opozitë?!”]

Është jashtë çdo norme profesionale që në një produkt gazetaresk të mos e vërtetosh titullin me të cilin prezanton tekstin. Lexuesi pasi vëren titullin futet në tekst për të parë argumentet e asaj që është paralajmëruar në të. Tekstin të cilin e recensojmë tenton që nëpërmjet titullit të defokusojë opinionin.

aktualeLinku deri te artikulli origjinal: Lëvizja Besa përgatitet për të qenë opozitë?!

Data dhe koha e publikimit: 13.10.2015

Data e recensionit: 27.10.2015

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti ka të bëjë me debatin politik të realizaur në emisionin “200” por autori nuk e ka cituar këtë gjë.

Produkti gazetaresk nis me titullin “Lëvizja Besa përgatitet për të qenë opozitë?!” Ndërkaq mes tjerash në tekst, burimi, Afrim Gashi nga “Besa” e konfirmon se ata nuk po përgatiten për të qenë opozitë, por për të fituar zgjedhjet.

“Jo, ne jemi të përgatitur për të fituar në zgjedhje, qoftë të dalim me një listë të përbashkët në zgjedhje”, ka theksuar Gashi. Madje, sipas Gashit, numri i votave apo deputetëve nuk paraqet fuqi në Kuvendin e ardhshëm! “’Besa’ është regjistruar para juve, (i replikon Taravarit) përveç një rizgjedhje nuk ka të drejtë më shumë se një mandat…Këtë ne do ta implementojmë në funksione. Nuk është e drejtë që një njeri të qëndrojë përjetësisht në një post, ajo të harxhon. Kemi shumë njerëz të mirë, pra një gjeneratë të re ku vlerësohet dituria, profesionalizimi…”, ka thënë Gashi.

Kështu, vërejmë se përmbatja e tekstit demanton titullin. Ndërkaq, do të duhej që teksti të argumentonte titullin.

Këtij teksti poashtu i mungon struktura. Gazetari nis me përmbajtjen duke mos bërë një hyrje për të prezantuar atë që do ta trajtojë. Autori nuk ka ndjekur strukturën e piramidës së përmbysur dhe nuk sqaron kalimin nga njëra çështje në tjetrën. Mungon edhe sfondi, ku gazetari do të duhej të paraqiste qëndrimet e deritanishme të opozitës shqiptare rreth një bashkimi të mundshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button