Boshnjakët me iniciativë për mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës së tyre

Organizatat joqeveritare boshnjake në Maqedoni kanë paraqitur kërkesë deri tek Avokatit i Popullit për një iniciativë me dy kërkesa bazë për komunitetin e tyre, njofton TV21.

Iniciativa e dorëzuar dje tek Avokati i Popullit  përmbante dy kërkesa. Bashkësia boshnjake kërkon  që gjuha e tyre të përdoret  sipas kushtetutës dhe ligjit në procesin arsimor  dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Sipas tyre, kjo kërkesë vjen si rezultat i pakënaqësisë së popullatës boshnjake pasi, bazuar në ndryshimet kushtetuese, bashkësia etnike boshnjake  njihet si element konstituiv dhe gëzon të gjitha të drejtat të cilat i kanë popujt e tjerë në  Republikën e Maqedonisë.

Kërkesa tjetër ka të bëjë me atë që para 5 vjetëve u hap një program eksperimental në gjuhën boshnjake, për nxënësit boshnjak. Sipas marrëveshjes, ai program duhej të zgjaste 3 vjet, ndërsa më pas gjuha të vendosej si gjuhë amtare e nxënësve.

Tashmë kanë kaluar 5 vjet dhe kjo gjë ende nuk ka ndodhur. Ata thonë se presin që institucionet në Maqedoni të përshtasin të gjitha rregulloret dhe dokumentacionin për regjistrimin e popullatës, në veçanti për përkatësinë kombëtare dhe gjuhën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button