Fushatë kundër BBC-së për raportim të njëanshëm rreth Palestinës

Korporata Transmetuese Britanike (BBC) është vënë në shënjestër të kritikave lidhur me dhunën izraelite ndaj palestinezëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Fushata e Organizatës joqeveritare “Miqtë e Al-Aksa-së” (FAO) ka lançuar një fushatë në Twitter me hashtagun #BBsee, (BBshih) duke parashtruar disa pyetje në adresë të korporatës lidhur me mbulimin e njëanshëm të zhvillimeve nga ai rajon.

“Përse raportoni për plagosjet e izraelitëve ndërsa injoroni vrasjet e fëmijëve, të rinjve dhe grave palestineze?” ishte njëra nga pyetjet e fushatës që mori xhiron e botës në rrjetin social Twitter.

Aktivistët pyetën: “Forcat izraelitre vranë 57 palestinezë dhe plagosën rreth 2000 të tjerë! Përse nuk raportoni për këtë?”, si dhe “Ka dëshmi konkrete të filmuara se si izraelitët rrahin palestinezë të pafajshëm, përse nuk e shfaqni BBshih?”

Zëdhënësi i OJQ-së, Shamiul Joarder, deklaroi për Anadolu Agency se fushata synon të ushtrojë presion mbi media që të raportojë se çka ndodhë në Palestinë.

“BBC financohet nga taksapaguesit por nuk raporton mbi faktet. Tani e tutje, fushata do të nënvizojë secilin raportim të njëanshëm. 60 palestezë u vranë dhe kjo nuk paraqet lajm ndërsa kur një ushtar izraelit plagoset ndryshon puna”, tha Joarder.

Ndryshe, në Palestinë gjatë muajit tetor, janë vrarë 11 izraelitë dhe 61 palestinezë.

BBC-ja nuk e ka komentuar fushatën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button