Vuçiq: Do të blejmë armë nga Rusia për ta mbrojtur vendin

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia do të porosisë një sasi të armëve nga Rusia, të cilat nuk do të kenë karakter sulmues, por thjesht do të shërbejnë për të mbrojtur vendin, shkruan mediat serbe.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm të Serbisë me Federatën Ruse rreth sigurimit të këtyre armëve, Vuçiq është përgjigjur duke thënë Serbia duhet të porosisë një sasi të armëve, kurse për pjesën tjetër këmbëngul që ato të prodhohen në Serbi në bashkëpunim me Rusinë, transmeton lajmi.net.

“Kjo është puna jonë. Nuk do të ishte e drejtë të blejmë kaq shumë armatim, por një sasi të konsiderueshme do ta porositim”, ka shtuar Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button