Serwer: Serbia drejt njohjes diplomatike të Kosovës

Eksperti i mirënjohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka qenë i suksesshëm.

Ai thekson se pajtimi mes popujve të Ballkani është i domosdoshëm, por që kërkon kohë.

“Unë mendoj se ka qenë një proces i mirë me rezultate konkrete në shumë sektorë dhe me një përmirësim të përgjithshëm të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Të cilët tani në mënyrë të qartë kanë pranuar kornizat kushtetuese të njëri tjetrit. Ky është një hap i shkurtër për njohje diplomatike, që unë shpresoj që ta shoh sa më shpejt. Kjo është vetëm një nga shumë çështje të mëdha të pazgjidhura që do të duhet të zgjidhet si pjesë e procesit të normalizimit, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit policor, mirëkuptimit ushtarak dhe pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, është shprehur Server për agjencinë INA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button