Refugjatët, Sllovenia e gatshme të ngre gardh në kufi me Kroacinë

Nëse dështon plani i Bashkimit Evropian (BE) për uljen e valës së refugjatëve në Evropë, Sllovenia është e gatshme të ngre gardh në kufi me Kroacinë, deklaroi sot kryeministri slloven Miro Cerar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse është e nevojshme, ne jemi të gatshëm ta ngremë gardhin menjëherë”, tha Cerar pas takimit të Këshillit slloven të sigurisë kombëtare.

Udhëheqësit e BE-së dhe vendeve të Ballkanit në një samit fundjavën e kaluar u dakorduan për të parandaluar fluksin masiv të emigrantëve duke zbatuar kontrolle më të rrepta kufitare.

Për shkak të mbylljes së kufirit kroato-hungarez, që nga 26 tetori fluksi i refugjatëve është drejtuar kah Sllovenia. Në këtë vend kanë hyrë mbi 86 mijë refugjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button