Kush është këngëtari që ka refuzuar bashkëpunimin me Adelina Ismailin!?

Kishte kohë që i mungoi skenës. Tentoi me dy tre këngë rikthimin, por ato nuk i garantuan asgjë
Duket se Adelina Ismaili, kuptoi se skena që ajo dikur e zotëronte tashmë po kërkonte këngëtarë të rinjë.
Dhe duke e parë këtë konkurrencë serioze, këngëtarja erdhi nga Zvicra në Prishtinë me një ofertë për Korab Shaqirin, raporton Magazina.al Adelina Ismaili, kërkoi nga Korabi ta bëjnë një duet bashkë.

Madje, sic merr vesh Magazina.al, nga burimet e sigurta, Adelina ia ka bërë me dije Korabit se të gjitha shpenzimet do t`i mbulojë ajo.

E tëra cka kërkonte këngëtarja, ishte që Korabi ta pranonte ofertën. Ky muhabet i bërë në një lokal në Prishtinë në prezencën e katër personave, Adelinës, Korabit dhe dy tjerëve, nuk solli përgjigje ditën e parë.
Korabi ka kërkuar kohë për të menduar rreth kësaj ideje. Por nuk i është dashur shumë për të refuzuar këtë duet të cilin me gjasë nuk do ta pëlqente as Ilir Shaqiri. Dhe përgjigja përfundimtare për “diven” e muzikës ishte JO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button