Shkup, “PËR ZGJEDHJE TË LIRA”

Në kuadër të projektit “E Drejta Ime e Votimit”, CIVIL – Qendra për Liri, e organizon ngjarjen multimediale “Për Zgjedhje të Lira”. Kjo ngjarje do të mbahet sot, e mërkurë, 28.10.2015, në “Menada” në Çarshinë e Shkupit, në periudhën prej orës 14 deri në ora 21.

Në këtë ngjarje multimediale do të jenë të pranishëm njerëz të njohur nga jeta publike dhe shoqërore, të cilët do të japin deklarata të shkurtra para kamerave në lidhje me zgjedhjet e lira dhe lirinë në përgjithësi.

Një pjesë e mysafirëve do të jenë edhe DJ, ndërsa të pranishmit do të kenë mundësi edhe të flasin, lexojnë, recitojnë edhe në mikrofonin e hapur para mysafirëve. Gjatë tërë ditës do të emetohen video projeksione dhe do të ndahen materiale të shtypura.

Në afërsi të “Menadës”, në hapësirën përpara UEJL, do të vendoset një tendë, nga e cila do t’u ndahen fllaera kalimtarëve. Do të organizohet edhe një foto-peticion, ku qytetarët do të mund të marrin pjesë në foto-sesionin për përkrahjen e zgjedhjeve të lira.

Ky projekt multimedial është pjesë e përpjekjeve të CIVIL – Qendrës për Liri, Maqedonia të bëhet një vend i mirë për jetesë, në të cilin sundon e drejta, demokracia dhe të gjithë qytetarët të jenë të barabartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button