Georgievski: Ndërkombëtarët më të shqetësuar për Maqedoninë se sa partitë politike

Faktori ndërkombëtarë nëpërmes ambasadorëve të pesë shteteve më me influencë në vend; SHBA, Gjermani, Itali, Britani e Madhe, Francë dhe Bashkimi Evropian me anë të një deklaratë të përbashkët u bënë thirrje palëve në procesin e dialogut për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos që të jenë më konstruktiv dhe të bëjnë përpjekje që dialogu të ketë përparim

“Dukshëm, ambasadorët duken më të shqetësuar për të ardhmen e Maqedonisë sesa disa parti politike. Sipas deklaratës së tyre të përbashkët, presioni është drejtuar ndaj VMRO-DPMNE-së. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes u bë shumë dhe tani do të jetë e dëmshme nëse lejohet që ajo marrëveshje të prishet, deklaroi për DW në gjuhën maqedonase Lubço Georgievski nga VMRO-PP.

Sipas tij, nëse Maqedonia humb rekomandimin do të duhen edhe shumë vitë për ta rikthyer.

“Do të hyjmë në një rreth të rëndë të izolimit. Maqedonia këtë gjë vështirë ta përmbaj edhe për shkak të karakterit të saj multietnik, por edhe për shkak të situatës politike dhe ekonomike”, ka sqaruar Georgievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button