RDK uron Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit me Bashkimin Europian

Rilindja Demokratike Kombëtare uron Republikën e Kosovës dhe popullin e saj për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Europian.

“Kjo marrëveshje, së bashku me kalimin e filtrit të parë për pranimin e Kosovës në Unesco ja dy momente të një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për fuqizimin e shtetit të Kosovës, por edhe për rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.  Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim për Republikën e Kosovës nënkupton përfitime të mëdha në drejtim të hyrjes së lirë në tregun europianë me të gjitha prodhimet industriale, agrikulturore dhe të natyrave tjerra, dhe asistencë të madhe finansiare dhe teknike për shtetin e Kosovës që të jetë sa më e përgatitur për të qenë pjesë e kësaj familje europiane”, thuhet në urimin e RDK-së.

RDK beson fuqishëm se Kosova ka kapacitet të mjaftueshëm human për implementimin e këtyre obligimeve që dalin nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje të stabilizimit dhe asociimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button