Arrestohen tetë biznesmen në Maqedoni

Tetë biznesmen nga Strumica, Manastiri dhe Prilepi janë arrestuar mbrëmë vonë, për shkak të dyshimit nga policia financiare se kanë dëmtuar shtetin me 3.2 milion euro.

Sipas informacioneve të policisë, grupi i dyshuar, ka vepruar ilegalisht më kompanitë e tyre gjatë periudhës 2010-2012.

Udhëheqës i grupit, sipas policisë, ishte biznesmeni nga Manastiri R.M pronar i kompanisë “Rimokos Trejd”.

Ata ngarkohen me akuzën se kanë fshehur taksat, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë falsifikuar librat e evidencës. 

Sipas të dhënave të Policisë Financiare, të 8 të dyshuarit kanë menaxhuar në mënyrë kriminale me kompanitë e tyre.

Ata dyshohen se me dijeninë e tyre, firmat që drejtonin i kanë nisur njëra-tjetrës fatura të rreme, me qëllim zhvillimin e transaksioneve ilegale. 

Në mesin e të dyshuarve, është edhe një shtetas serb, por ai rezulton i pakapshëm për Policinë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button