Njohje

Madhësia e hënës varet nga distanca,
Po s’iu afrove, po s’tu afrua – nuk e sheh vërtet bukurinë e saj!
Edhe të vërtetat janë kështu!
Nuk afrohesh t’i shohëh, dhe të duket se nuk janë pastaj!
Të thuash të vërtetën është akti më paçtues në ekzistencë,
Se largon ndryshkun në shpirt e mendje, të kthen në esencë! Në natyrën e pastër, të bardhë!
Sa dua gjithçka në Tokë të jetë e bardhë!
Çdo i përvuajtur me fatin e Jusufit të përfundojë,
Çdo i mallëngjyer, si Jakubi të durojë! Dhe të ketë mall, gjersa sytë t’i verbërohen,
Në fund ta gjejë të dashurin e zemrës së tij, shpirtrat e pastër to mos lëndohen!
Kur të dalin njerëzit përballë njëri-tjetrit, buzëqeshje e butësi të shohin.
Si Musai, humbjen e shpresës të mos e njohin!
Ti dhe vetja jote, të mos ndaheni çdo mëngjes, dikush tjetër për t’u bërë!
Njerëzit nuk e dinë!
Sa shumë kemi jetuar, akoma jetën s’e kemi njohur!
Sa më shumë që ngrohet planeti ynë, duket se zemrat na janë ftohur!
Shtatë kat qiej na thërrasin sipër, ne me ngulm hidhemi humnerave të kapërcyera mijëra herë,
Ecim nëpër Tokë, s’i shohim ata që kanë shkuar me oshëtimë e erë!
Me të vërtet bota është një top që rrotullohet,
Prandaj na duket lodër!
Por peshoren e qiellit e lëviz një e bëmë padukshmërisht e vogël!
Nga të verbërit ka shumë,
Nga dielli e hëna dritën që vjen që nuk e shohin,
Veten pa e parë, si mund njerëzit gjithësinë ta njohin!

Shqipe Palloshi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button