Gabimet që duhet të shmangim gjatë dimrit

Të gjithë mundohemi të jemi sa më të përgatitur me ardhjen e stinës së ftohtë të dimrit. Por pavarësisht kësaj gjithmonë përfundojmë duke bërë gabime, pasojat e të cilave i vuajmë më pas me shëndetin. Për këtë ne po ju sjellim një listë për të siguruar shmangien e këtyre gabimeve të zakonshme.

Mbështetja te vitamina C- Shumica prej nesh kërkojmë lëng portokalli apo pilula vitaminë C menjëherë sapo ftohemi, por një hulumtim tregon se ne vetëm po humbim kohë. Një studim i vitit i kryer përgjatë 70 viteve, doli në përfundimin se marrja e vitaminës C pas ftohjes nuk i zvogëlon simptomat apo nuk e largon ftohjen. Studimet tregojnë se të marrësh pilula të zinkut mund të përshpejtojë procesin e largimit të ftohjes dhe gripit.

Të mbathni këpucë të dobëta- Ato mund t’ju mbajnë këmbët e ngrohta por mund të shkaktojnë probleme, veçanërisht tek femrat, duke i bërë ato të ecin në mënyrë jo normale. Kështu, blini një palë këpucë të mira të cilat jo vetëm që do të ju zgjasin më gjatë, por edhe do ta rehatojnë këmbët.

Tharja e rrobave brenda- Një studim tregon se 91% prej nesh kemi shumë komponime organike të paqëndrueshme, kemikale të lëshuara lehtë në atmosferë nga produktet në shtëpitë tona. Kur ne i thajmë rrobat në ambiente të mbyllura ne lirojmë acetaldehyde dhe benzol. Këto janë kancerogjene dhe mund të irritojnë lëkurën. Sigurohuni që t’i hapni dritaret në vendin ku thani rrobat.

Veshja trashë gjatë ushtrimeve fizike- Njerëzit e nënvlerësojnë atë se sa të ngrohta mund të jenë rrobat gjatë ushtrimeve fizike. Një djersitje e tepërt do të thotë se trupi ftohet kur djersa përhapet. Kështu, vishni rroba që nuk janë të trasha, përndryshe do të sëmureni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button