Prokuroria speciale: Janeva dhe Anevski fajësojnë njëri tjetrin, puna ngec

Sipas ligjit për Prokuror publik, të hënën e javës së kaluar (19 tetor) Qeveria është dashur që të miratojë kërkesat për financim të prokurores speciale, Katica Janeva, ndërkaq Ministria për drejtësi t’i sigurojë hapësirat për punë të prokurores speciale, informon Portalb.

Prokurorja speciale, Katica Janeva, nuk ka dashur që të komentojë ngecjen në punën e saj dhe mos-zgjedhjen e ekipit të saj në tërësi, prej 14 anëtarëve.

“Ne aktualisht po punojmë, për gjendjen e krijuar duhet të drejtoheni deri të Këshilli për Prokurorë publik dhe të kërkoni përgjigje prej tyre”, ka porositur Janeva.

Portalb ka kontaktuar kryetarin e Këshillit të prokurorëve, Petar Anevskin.

“Ajo dje na ka dërguar një letër, por ende nuk e kemi shqyrtuar. Nuk ka diçka të re në letrën e saj. Prapë i ka propozuar të njëjtit ndihmës prokurorë, është punë e vjetër kjo”, informoi për Portalb Anevski, duke theksuar se ata e kanë qëndrimin e tyre, në Gazetën zyrtare janë prokurorët e zgjedhur dhe se ajo mund të fillojë edhe me 7-të ndihmës prokurorë.

Nga Qeveria ende nuk kemi përgjigje se a është shqyrtuar plani i prokurores speciale dhe nëse eventualisht është vendosur dicka./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button