Askush nuk do që të anulohen zgjedhjet, edhe përkundër shkeljes së afatave

Gjasat për tu realizuar Marrëveshja e Përzhinos janë të vogla. Tashmë takimet mes lehtësuesit dhe grupeve punuese kanë rënë në nivelin e takimeve joformale. Nga opozita për Portalb thonë se ende nuk e dinë se çka do të ndodhë me zgjedhjet nëse anulohet marrëveshja.

“Nuk kemi kërkuar anulimin e zgjedhjeve, nuk e kemi hapur këtë çështje. Ndërkpmbëtarët kanë paralajmëruar një hap të tillë, por ne ende s’kemi folur për këtë problematikë, tha nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.

Në pyetjen e Portalb se çfarë qëndrimi ka LSDM për anulimin e zgjedhjeve, zëdhënësi Petre Shilegov është përgjigjur se është në interes të shtetit të kemi zgjedhje fer dhe demokratike.

“Është e qartë se Gruevski nuk mund të përballet me atë që në këtë shtet të zhvillohen zgjedhje në mënyrë të civilizuar, fer dhe demokratike. Ai preferon që në tërësi të udhëheqë me procesin zgjedhor”, tha Shilegov, informon Portalb.

Në shënimin e ditës së Luftës revolucionare, Nikolla Gruevski tha se qëllimi kryesor i marrëveshjes është që të organizohen zgjedhje demokratike që nuk do të krijojnë hapësirë për dyshim apo për diskriminim.

“Marrëveshja është e shkruar shumë qartë dhe duhet të respektohet. Ajo marrëveshje nuk mund të jetë pikënisje për bisedime të reja. Zgjedhjet janë qëllimi final i marrëveshje, për shkak të cilës ekzistojnë edhe dispozita tjera, që janë itinerar për të arritur qëllimin final”, theksoi Gruevski.

“Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit, grupi i punës është marrë vesh që të fokusohet në takimet dypalëshe që të tejkalohen dy çështjet kyçe, emërimi i pjesës së mbetur të ekipit në Prokurorinë speciale publike dhe emërimi i ministrave dhe zëvendës- ministrave”, është shprehur van Hojte.

Sipas tij, pasi të arrihet marrëveshje, do të thirret takim me grupin e punës, që zyrtarisht do t’i miratoj vendimet që janë sjellë gjatë takimeve dypalëshe. Van Hojte i cili është i kyçur në bisedimet, konsideron se duhet të evitohet çfarëdo shtyrje e zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button