Gjermania kthen në Shqipëri 365 persona, nuk u pranuan si azilantë

Gjermania brenda dy ditëve do të kthejë në Shqipëri 365 persona, të cilëve u është refuzuar statusi i azilantit.

Në një njoftim të ambasadës gjermane në Tiranë bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme do të riatdhesohen 162 persona, ndërsa të mërkurën 203 të tjerë.

Pak ditë më parë, qeveria gjermane bëri të ditur se do të përdorë dhe avionët ushtarakë për të dëbuar azilkërkuesit. Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen (CDU) nuk ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të avionëve “Transall”, që nuk është avion për transport njerëzish.

Avioni “Transall” nuk është një avion pasagjerësh, por avion transporti pajisjesh. Me një avion të tillë mund të transportohen 50 deri në 60 persona. Ndërsa avioni tjetër ushtarak “Bundeswehr” që shërben për transport trupash mund të transportoi deri në 200 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button