Anesteziologët nga Gjevgjelia u larguan nga puna

Drejtori i spitalit të përgjithshëm në Gjevgjeli, Sretko Jovanov ka sjellë dy vendime për përfundim të marrëveshjes së punës të dy anesteziologëve Vançev dhe Jovanovski.

Në deklaratën për media qëndron:

“Lidhur me rastin që ndodhi ku humbën jetën foshnja e porsalindur dhe e ëma, ju njoftojmë se drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm në Gjevgjeli bazuar në nenin 186 pika 1 alinea 13 dhe neni 206 pika 1 nga Ligji për mbrojtje shëndetësore, pas marrjes së informacionit që ka pasur dozë të alkoolit më gjak, drejtori Jovanov, në datë 26.10.2015 solli vendimin për të marrë masën disiplinore : largim nga puna me mjekët Tomço Vançev dhe Zoran Jovanovski, specialist në anesteziologji dhe reanimaci”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button