Si të largoni dhimbjet e veshit

Personat që vuajnë nga dhimbjet e veshit kanë ardhur duke u shtuar vitet e fundit.

Kufjet që përdoren për të dëgjuar muzikë, mospastrimi, infeksionet, tensioni ose mungesa e një vizite tek mjeku janë disa nga arsyet që ju rrezikojnë të prekeni nga sëmundjet e veshit. Mjekët këshillojnë që sapo të keni dhimbje në vesh duhet të bëni një vizitë.

Ka dy mundësi kur vuani nga një dhimbje e papritur e veshit, ose keni një infeksion, ose një sëmundje që mund të keni në trup ju shkakton shqetësim. Në rastin kur keni infeksion, mënyra e vetme është vizita tek mjeku dhe trajtimi i infeksionit duke bërë pastrim të kanalit të veshit.

Kjo mënyrë bën të mundur heqjen e infeksionit që mund të jetë mbledhur në zona të ndryshme. Më pas nëpërmjet një fitili, arrihet që të shpërndahet i gjithë infeksioni i mbledhur. Gjatë kësaj kohe, nga mjekët do të merrni një recetë me antibiotikë për tu kuruar dhe për të larguar përfundimisht infeksionin. “Nëse një person ka dhimbje në vesh dhe shkon merr vet ilaçe në farmaci, atëherë më shumë mundësi infeksioni do të shtohet dhe mund t’ju duhet një operacion për ta hequr. Për dhimbjet e veshit, nuk ka qetësues që t’ju shërojë veç doktorit”, – thonë mjekët në Britaninë e Madhe.

Mbrojtja

Nëse doni të mbroni veshët atëherë mos përdorni kufje për të dëgjuar muzikë. Një studim në Shtetet e bashkuara ka zbuluar se kufjet dëmtojnë veshin me 30% nëse atë përdoren rregullisht për një periudhë 6-mujore. Dëmtimin më të rëndë kufjet e shkaktojnë tek fëmijët. Veshi i fëmijëve është shumë i ndjeshëm ndaj zhurmave, duke sjellë dhe dëmtimin e pjesshëm të tij. Gjithashtu për të mbrojtur veshët duhet që t’i pastroni ata nëpërmjet kurave që ju jep doktori.

Zhurmat

Çdo person mund të vuajë dhe nga zhurmat në vesh. Përgjithësisht zhurmat vijnë nga dëmtimi i nervit të dëgjimit në veshin e brendshëm. Në disa raste këto dëmtime, nëse nuk kurohen mund të sjellin edhe humbjen e dëgjimit tek njëri vesh. “Ekspozimi ndaj zhurmave me zë të lartë dhe barnat me efekte anësore, si barnat anit-inflamatore, antibiotike, sedativët, barnat kundër depresionit dhe aspirina, mund të shkaktojnë tinitus, apo zhurma në veshë, në njërin apo në dy veshët.

Tinitusi mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë, si bllokimi i veshit, infeksionet e veshit apo sinusit, alergjitë, shtypja e lartë dhe e ulët e gjakut, tumoret, problemet në zemër, enët e gjakut, ndryshimet hormonale tek femrat dhe anomalitë e gjëndrave tiroide”, – thuhet në një shkrim të doktori për veshët Afrim Ajeti, i cili thekson rëndësinë e kontrollit të veshëve.

Dëmtimi i veshit

Zhurmat

Çdo person mund të vuajë dhe nga zhurmat në vesh. Përgjithësisht zhurmat vijnë nga dëmtimi i nervit të dëgjimit. Në disa raste këto dëmtime, nëse nuk kurohen mund të sjellin edhe humbjen e dëgjimit

Infeksioni

“Nëse një person ka dhimbje në vesh dhe shkon merr vet ilaçe në farmaci, atëherë më shumë mundësi infeksioni do të shtohet dhe mund t’ju duhet një operacion për ta hequr”

Simptomat

Dobësohet dëgjim
Keni marramendje
Keni temperaturë
Ndjeni goditje në vesh

Çfarë shkakton infeksioni në vesh
Humbje e dëgjimit
Meningjit
Probleme me të folur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button