Gattuso shpreson në investime nga Milani
Gennaro Gattuso shpreson urgjentisht në investime të mëdha të Milanit në skuadër nëse duan të rikthehen në vendin e duhur në tabelën e Serie A.
Ekipi i Allegrit ka fituar vetëm tre ndeshje në ligë këtë sezon dhe pozicionohet i 11-ti në tabelë pas humbjes me rezultat 0-2 nga Fiorentina.
“Duhet shpenzuar më shumë para për të ndërtuar një ekip të fortë”, u shpreh ai për Che Tempo Che Fa.
“Ky është një moment ku po investohet pak, e kundërta e asaj çfarë ka bërë Berlusconi gjatë kohës së tij si president”.
“Sot Roma, Napoli dhe Juventus kanë diçka më shumë se Milani sepse kanë shpenzuar shumë në lojtarë të rinj”.