Qytetarët protestuan para Qeverisë (FOTO)

Qytetarët u mblodhën në ora 18 sonte para Qeverisë së Maqedonisë për të treguar sërish pakënaqësinë e ngjarjeve të cilat po ndodhin kohën e fundit.

Demonstruesit u organizuan nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kështu u krijuan dy protesta. Njëra ishte organizuar nga lëvizja Solidariteti nën moton “”Mjaft më”. Arsyet që sipas tyre shtyn qytetarët të dalin në protesta ishin vrasjet serike në spitale dhe në trafik.

“Këta tejkaluan kufijtë, jam i tmerruar me atë që po ndodh në shëndetësi”, tha njëri nga protestuesit.

Grupa tjetër e protestuesve ishte e quajtur “Qytetarët në këmbë” dhe kërkon përgjegjësi nga Qeveria dhe para se të gjithash nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov, pasi që siç thonë ata, skadon koha për negociata, por edhe koha për Maqedoninë.

Dy grupet protestuese u bashkuan dhe brohoritnin “Dorëheqje për Todorovin”, “Mjaft më heshtje”, “Vrasës”, “Nikolla ik”, “Ndal vrasjeve në trafik”. Demonstruesit nga Qeveria u drejtuan drejt Klubit të deputetëve.

Protesta para Qeverisë
Protesta para Qeverisë
Protesta para Qeverisë
Protesta para Qeverisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button