Të ardhurat nga Kanali i Suezit në Egjipt kanë rënë në 449 milionë dollarë në shtator

Të ardhurat nga Kanali i Suezit në Egjipt kanë rënë në 448.8 milionë dollarë në shtator, deklaroi të martën një zyrtar nga Kanali i Suezit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftim thuhet se kanali ka fituar 448.8 milionë muajin e kaluar, krahasuar me 462.1 milionë në muajin gusht.

Kanali i Suezit që paraqet një burim vital për ekonominë e Egjiptit është një nga kanalet më të frekuentuara. Ai lidhë detin Mesdhe dhe atë të Kuq, duke mundësuar lundrimin e anijeve mes Evropës dhe Azisë Jugore pa pasur nevojë të kalojnë nëpërmjet Afrikës.

Muajin e shkuar, presidenti i Egjiptit i ardhur në pushtet me grusht shteti, Abdel-Fattah al-Sisi, inauguroi 35 kilometërshin e ri të linjës e cila kalon nëpërmjet kanalit.

Qeveria e Egjiptit tha se projektit në vlerë 8 miliardë dollarë do të dyfishojë të hyrat nga kanali nga 5.5 miliardë në vit në gjithsej 13 miliardë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button