Alarmante: 17% e patateve të skuqura që konsumojmë janë kancerogjene

Gati një në pesë qeset me patate të skuqura përmban nivele të Akrimalides – substancës kancerogjene, e cila është më e lartë se nivelet e rekomanduara nga Komisioni Evropian, thuhet në studimin e realizuar nga Autoriteti Evropian i Sigurisë së Ushqimit, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

Studimi disavjeçar nxjerr në pah nivelin e lartë të prezencës së kësaj substance të rrezikshme përgjatë viteve. Kështu, në vitin 2004 janë detektuar 1.484 mikrogram për një kilogram të patateve të skuqura, 740 mikrogram në vitin 2009 dhe 630 mikrogram në vitin 2014. Sipas normave të reja të lejimit të prezencës së kësaj substance në patate të skuqura, del se në vitin 2004, 74% e qeseve me patate të skuqura përmbanin nivel të lartë të Akrimalidës.

Në vitin 2013, Komisioni Evropian ka caktuar masën prej 1.000 mikrogramëve të Akrimalidës së lejuar për kilogram në patate të skuqura, dhe atë, jo si një limit obligues, por si një referencë për vetërregullimin e sektorit të mbikëqyrjes së administratës publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button