(Përditësim) 169 të vdekur nga tërmeti në Pakistan dhe Afganistan

Arrin në 169 numri i personave të cilët kanë humbur jetën në Afganistan dhe Pakistan, si pasojë e një tërmeti 7.5 ballë të ndodhur gjatë ditës së sotme, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë në rajonin më të prekur nga ky tërmet, Pakistanin verior thuhet se 140 persona kanë humbur jetën dhe mbi njëmijë të tjerë janë plagosur.

Shahid Rafi, Drejtori i Qendrës Meteorologjike të Pakistanit tha për AA se tërmeti është ndjerë në rajonet e Penxhapit, Hajberit, Paktrunhuvas, Gigit Baltistanit dhe Keshmirit.

Në Afganistan në rrëmujën që u shkaktua në një kolegj femrash, humbën jetën 12 nxënës dhe 30 të tjerë janë plagosur. Në Kabul banorët kanë dalë në rrugë nga frika e tërmetit të ri që mund të vijojë gjatë orëve në vijim.

Ndërkohë që qytetarët në gjendje paniku braktisën shtëpitë e tyre, në shumë rajone të vendit energjia elektrike, interneti dhe shërbimi i telefonisë celulare nuk funksionon. Nga ana tjetër Pakistani dhe Afganistani i frikësohen rritjes së numrit të të vdekurve dhe të plagosurve.

Qendra Sizmologjike e SHBA-së ka deklaruar se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 254 kilometra në verilindje të Afganistanit në malet Hindu-Kush dhe rreth 212.5 kilometra në thellësi të tokës.

74 mijë persona kishin humbur jetën në një tërmet 7.6 ballë të ndodhur më 8 shtator të vitit 2005.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button