Fillojnë infoditët për thirrjen e re për programin arsimor “Erazmus plus”

Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet sot e shpalli thirrjen për aplikim për përkrahje të projekteve nga programi “Erazmus plus” për vitin 2016. Komisioni Evropian për këtë program për vitin e ardhshëm Maqedonisë i ka miratuar 4,7 milionë euro që është për 15 përqind më shumë nga fondi në vitin 2015.

Agjencia sot e filloi edhe fushatën informative për thirrjen e re. Në dy muajt e ardhshëm karvani do të qëndrojë në gjashtë qytete të vendit (Shkup, Gjevgjeli, Berovë, Resnjë, Kërçovë dhe Kavadar), ku do të organizohen infoditët për njohje më të mirë të kandidatëve potencial me mundësitë që i ofron ky program arsimor i Evropës. Do të organizohet edhe konferencë e vlerësimit për “Erazmus plus” në vitin 2015, dy infoditë shtesë në bashkëpunim me komunat Shtip dhe Ohër, si dhe punëtori në bashkëpunim me odat ekonomike.

Drejtori i Agjencisë Darko Dimitrov është i kënaqur nga rezultatet e arritura në vitin e kaluar kur me të gjithë grantet e ndara janë përfshirë mbi 65 institucione dhe më shumë se 800 pjesëmarrës. Në vitin 2015 KE­ja i vendosi në dispozicion të RM­së 4.084.000 euro, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button