Orban: Turqia është partnere strategjike e BE-së

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka deklaruar se nëse dëshirohet zhvillimi i Turqisë, ky vend ka nevojë për një lider të fortë, e pëlqejnë apo nuk e pëlqejnë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai në një intervistë në ABC, një prej gazetave prestigjioze spanjolle ka dhënë vlerësimet e tij në lidhje me Turqinë, duke u shprehur se Turqia është partnere strategjike e BE-së.

Kryeministri i Hungarisë duke vlerësuar se “media ndërkombëtare, edhe pse e ka shpallur si “mëkatarin” Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, ai personalisht shpreh konsideratat e respektit ndaj tij. “Nëse kërkohet zhvillimi i Turqisë, atëherë lind nevoja për një lider të fortë, e pëlqejnë apo nuk e pëlqejnë. Në Bashkimin Europian nuk i duan drejtuesit e fortë, përkundrazi i konsiderojnë si ‘të rrezikshëm’. Ndërsa liderët e dobët pranohen si ‘të mirë’”.

– “Është e pamundur të gjendet zgjidhje ndaj krizës pa Turqinë”-

Orban ka vënë në dukje se është e pamundur të gjendet një zgjidhje për krizën e refugjatëve pa qenë e pranishme Turqia dhe u shpreh se Turqia është partnere strategjike e BE-së. “Është e pa mundur të gjendet zgjidhje ndaj krizës së tanishme pa Turqinë. Edhe Europa para se të ulet në tryezë me Turqinë duhet të mbrojë kufijtë e Greqisë. Nëse do të mundim të zbatojmë plotësisht sistemin Schengen, do të përcaktohet edhe pikënisja jonë në bisedimet e ardhshme që do të bëjmë me Turqinë”.

– “Gardhi me tela është zgjidhja më e mirë e dytë”-

Orban duke vlerësuar situatën e gardhit me tela të vendosur nga Hungaria për të penguar refugjatët u shpreh: “Pengesat me tela të vendosura në kufirin e Hungarisë janë të suksesshme. Askush nuk pretendon se kjo është zgjidhja më e mirë, por duhet ta pranojmë që deri tani zgjidhja më e afërt ndaj ideales është kjo. Gardhi me tela është zgjidhja e dytë më e mirë, ndërsa ajo më e mira është mbrojtja e kufijve të Greqisë që janë ‘linja e parë mbrojtëse’. Një gjë duhet të theksojmë haptazi-Greqia nuk zbaton angazhimet e detyrueshme ndërkombëtare. Hungaria duhet të mbrojë kufijtë e jashtëm të BE-së. Nëse nuk kanë fuqinë e duhur për ta bërë këtë le të kërkojnë ndihmë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button