BE: Shqipëria, opsioni i ri i refugjatëve për të kaluar në Itali nëpër det

Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar se kontrabanduesit e refugjatëve do të gjejnë një rrugë të re detare në drejtim të Italisë përmes Shqipërisë nëse shtetet ballkanike vazhdojnë të mbyllin kufijtë për refugjatët.

Një zyrtar i larë i BE-së për Reuters ka thënë se “ekziston një rrezik që rruga drejt Shqipërisë dhe Italisë do të jetë rruga e re gjatë dimrit”, transmeton Indeksonline.

Mini samitin e djeshëm në Bruksel, ku u diskutua për krizën me refugjatë, të thirrur nga presidenti i Komisionit Evropian, e ka ndjekur edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ndërkaq, përfaqësues të Italisë, në shtetin ku kanë vërshuar refugjatët nga pjesë të ndryshme të Azisë dhe Afrikës, nuk janë thirrur në këtë konferencë për Ballkanin.

Vetëm dy dekada pas eksodit shqiptar, që pa anije të panumërta të kalonin Adriatikun me popullatën shqiptare duke ikur nga kaosi post-komunist në Shqipëri, BE-ja dhe liderët ballkanik po tentojnë të vënë kontroll mbi ardhjet e refugjatëve, duke u pajtuar që të veprojnë në mënyrë më të vëmendshme më një mbikëqyrje më të madhe në rrugën nga Greqia drejt Shqipërisë, prej ku shumica e refugjatëve hyjnë në Evropë, shkruan Reuters, transmeton Indeksonline.

Sipas raporteve të BE-së, 500,000 refugjatë në 10 muajt e parë të vitit 2015, irakianë, sirianë e aziatikë kanë arritur në Greqi nga Turqia. Shumica e tyre kanë ndjekur rrugën ballkanike, nga Maqedonia, Serbia, Hungaria, e Kroacia për të shkuar në Gjermani.

Megjithatë, shkruan Reuters, duke parë Hungarinë dhe vende të tjera se si mbyllin kufijtë, ekziston rreziku që dhjetëra mijëra refugjatë të ngecen në Ballkan.

Rruga detare drejt Italisë, edhe pse e stërmbushur me pengesa nga malet midis Shqipërisë e Greqisë, mund të ofrojë një opsion të shpejt, por pa dyshim, një udhëtim të rrezikshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button