Ndryshimi i orës dhe pasojat negative për organizmin

Ndryshimi i orës, ka dhe disa efekte anësore për shëndetin tonë. Shumë studime e shohin si një mundësi positive, pasi kursejmë energji elektrike, për shumë të tjerë ky ndryshim shihet si një lodhje, stres dhe pakënaqësi të tjera shëndetësore serioze.

Por ditët me pasdite të errësuara për shumë njerëz konsiderohen si shpëtim sepse kjo u ndihmon ata të përshtaten më shumë me ndryshimin e orës, transmeton Klan Kosova, ndërsa për disa të tjerë thjeshtë është ndjenjë e të përgjumurit për ditë dhe madje edhe javë të tëra.

Ndërsa shkencëtarët lidhur me këtë fenomen, u japin të drejtë këtyre personave që kanë këto shqetësime shëndetësore dhe emocionale, duke arritur kështu për të iu dhënë mbështetje teorisë se ora dimërore është e “dëmshme” për shëndetin.

Këtë e dëshmon fakti se gjatë kësaj periudhe flihet keq me që prei natës që nis të përdoret ora e tillë, flihet një orë më shumë. Këtë gjë do ta bëjmë jo vetëm për një ditë por deri në mars, duke sjellur kështu realitetin se gjumi i tepërt nuk është edhe i shëndetshëm.

Problemi kryesor për ndryshimin e akrepave të orës, është vetëm ai i të mësuarit me një jetë të tillë, ngase dicka e tillë sjell edhe ndryshime në organizmin tonë. Kështu një ndërë vështirësia më e madhe gjatë kësaj periudhe për të gjithë sipas shkencëtarëve është të shohësh diellin teksa lind me vonesë duke e bërë kështu njeriun të zgjohet me vonesë dhe të kryejë aktivitete.

Nga e gjithë kjo vje edhe deri tek rritja e përdorimit apo edhe e keqpërodrimit të rrjeteve sociale apo mjeteve teknologjike për gjërat që skanë të bëjnë aspak me punën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button