PDK-ja humb rreth 40 mijë vota

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, PDK-ja në nivel vendi në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit ka marrë rreth 178 mijë vota apo 17.6%, që në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, kjo parti ka 40 mijë vota më pak. Rritje nuk ka as LDK-ja, e cila ka fituar rreth 174 mijë vota, derisa në zgjedhjet e vitit 2010 kjo parti kishte fituar 172 mijë e 552 vota. AAK-ja në nivel vendi qëndron njejtë sikurse në vitin 2010, derisa rënie ka pësuar “Vetëvendosja” dhe AKR-ja.

Edhe pse ka humbur primatin nq disa prej komunave të Kosovës që i kishte fituar në vitin 2009, PDK krenohet me votat e fituara në nivel vendi e të cilat janë rreth 40 mijë më pak, shkruan Koha Ditore.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, PDK-ja ka marrë më së shumti vota në nivel vendi, por jo 230 mijë, siç tha një ditë më parë kryetari i kësaj partie Hashim Thaçi. Ndërkaq për kryetar komune PDK-ja në nivel me përqindjen e votave në nivel vendi ka fituar 29.8%.

Por as LDK-ja, në bazë të rezultateve preliminare, nuk ka rritje të votave në nivel nacional. Në këto zgjedhje ajo ka marë rreth 174 mijë vota apo 26.8%, derisa në zgjedhjet e vitit 2010, LDK0ja si parti e dytë kishte fituar 172 mijë e 552 vota. Ndërkaq për kryetar komune LDK-ja ka fituar 29.7 % në nivel vendi.

Edhe AAK-ja përvecse ka humbur në disa komuna ku ka qeverisur deri tani, nuk qëndron mirë me vota as në nivel kombëtar. Bashkë me LDD-në, që në këto zgjedhje garojnë si koalicion, kanë marrë rreth 90 mijë vota apo 14.3% që i bie shifër e njejtë me votat që AAK-ja kishte marrë në vitin 2010- 77 mijë e 130 vota dhe LDD- 14 mijë e 924 vota./Koha Ditore/

Lajme të ngjashme

Back to top button