Tiranë, Operacioni/Aksion në lokalet e natës, policia ndalon 8 persona për drogë dhe armë

Gjatë fundjavës Policia e Tiranës ka vijuar planin operacional për kapjen e personave në kërkim si edhe kontrolleve të vazhdueshme në automjete e lokale, në bashkëpunim me FNSH-në dhe Forcën Operacionale “Shqiponja”.

Policia e kryeqytetit zbardh detaje nga operacioni i një nate më parë në disa prej lokaleve të natës në Tiranë. Disa persona janë arrestuar e shumë të tjerë janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, kryesisht për mbajtje dhe shitje lëndësh narkotike. Policia e kryeqytetit në vazhdimësi të Planit Operacional për kapjen e personave në kërkim si edhe kontrolleve të vazhdueshme në automjete e lokale, ne bashkëpunim me FNSH-ne dhe Forcën Operacionale “Shqiponja” si edhe me Komisariatet nr. 1, nr. 2, nr. 3 dhe nr. 4, arrestuan në flagrancë 8 persona, si edhe shoqëruan 41 shtetas për verifikime. Këta shtetas akuzohen për veprat penale për “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”, “Përshtatjes se ambienteve për përdorim droge”, “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

Arrestimet

Policia e Tiranës ka vijuar planin operacional për kapjen e personave në kërkim si edhe kontrolleve të vazhdueshme në automjete e lokale, ne bashkëpunim me FNSH-ne dhe Forcën Operacionale “Shqiponja” si edhe me komisariatet nr. 1, nr. 2, nr. 3 dhe nr. 4 si edhe Qarkullimi Rrugor. Gjatë kontrolleve të kryera janë arrestuar në flagrancë 8 persona, ndërsa 41 të tjerë janë shoqëruar për verifikime. Policia bën me dije se gjatë operacionit të kryer u bene veprime dhe kontrolle edhe për shumë automjete me targa të huaja, apo për mungesë dokumentacioni. Kështu gjatë ditës së djeshme janë arrestuar në flagrancë: Klajd Mullaxhia, lindur në Tiranë, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Ervis Xhakolli, lindur në Skrapar, 28 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi në vendin e quajtur rruga “Dritan Hoxha”, më datë 25.10.201, nga kontrolli i bërë nga shërbimet e Repartit “Shqiponja” Tiranë, këtyre shtetasve i janë gjetur respektivisht, dy qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa”, ku pasi u peshua në peshore elektronike “ADAM” rezultoi respektivisht 1.48 (një pikë dyzet e tetë) gramë dhe 1.60 (një pikë gjashtëdhjetë) gramë, me gjithë ambalazhin. Shtetasit kanë qënë në lëvizje me automjetin Linkoln me targa AA284LG. Materialet do ti dërgohen prokurorisë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”, parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal.

Trafik droge

Gjatë operacionit të përfunduar në orët e para të ditës së djeshme oficerët e seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: Alfred Ndoj, 36 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, Ervin Cara, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, Maksim Beça, 25 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, Marjol Guri, 26 vjeç lindur në Pogradec dhe banues në Tiranë dhe Artur Zhuleku, 39 vjeç, lindur në Cërrik dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve Narkotike”, Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 25.10.2015 në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga Seksioni për Narkotikët, se tek lokali (Cub-i) që ndodhet në rrugën “5 Maji” shpërndahej dhe konsumohej lënde narkotike të llojit kokainë. Nga ana e Policisë është ushtruar kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të këtij lokali ka rezultuar se në një nga dhomat e këtij lokali që shërbenin për personelin ku ndodheshin shtetasit Maksim Beça, Marjol Guri dhe Artur Zhuleku është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”. Gjithashtu nga kontrolli janë gjetur dy pjata të nxira ku në sipërfaqe ka mbetje lënde narkotike e dyshuar “Kokainë”. U sekuestruan gjithashtu 5 telefona celularë.

Akuzat

Pas arrestimit të personave të mësipërm, dosja me materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së Lëndëve Narkotike” në ngarkim të shtetasve Marjol Guri dhe Artur Zhuleku dhe për veprën penale të “Përshtatjes së ambienteve për përdorim droge”, në ngarkim të shtetasve Maksim Beça, Alfred Ndoj dhe Ervin Cara të cilët janë bashkëpronar të këtij lokalit.

I riu në pranga, u kap me thikë me vete

 Policia e Tiranës ka bërë të ditur se u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” i Xhulion Qeses, 21 vjeç, banues në Krujë. Arrestimi u bë pasi ky shtetas dje është kapur në flagrancë në bulevardin “Zogu I”, dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMW” me targa AA 804 FV, i cili drejtohej nga ky shtetas, janë gjetur një përforcues grushti (dorezë) si dhe një thikë me hapje me gjatësi të përgjithshme 20.5 cm. Nga ana jonë u kryen të gjitha veprimet procedurale për veprën penale të “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, në ngarkim të shtetasit Xhulion Qesja, ndaj të cilit u mor masa e arrestit në flagrancë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button