Ja çfarë shpikje ka bërë Apple për ekranin e iPhone (Foto)

Apple ka shpikur një mbrojtës të motorizuar për ekranin e iPhone.

Në përpjekje të vazhdueshme për të parandaluar dëmin e kushtueshëm të ekranit për shkak të rënies aksidentale të iPhone në tokë, Apple ka hartuar një sistem që automatikisht nxjerrë disa ‘këmbë’ mbi ekranin e iPhone kur e ndjen se celulari është duke rënë, duke krijuar kështu një hapësirë mes tokës dhe xhamit në mënyrë që ekrani të mos thyhet.

Pavarësisht përpjekjeve të përbashkëta të industrisë për të krijuar materiale elastike që e mbulojnë ekranin, pajisjet si iPhone ende vuajnë dëme katastrofike të ekranit kur bien në tokë.

Apple e ka adresuar këtë problem me një patentë të re të quajtur “Mbrojtja aktive e ekranit për pajisje elektronike”, botuar të enjten në zyrën e patentave në SHBA, transmeton lajmi.net.

Ideja themelore është që të vishet një iPhone apo një pajisje e ngjashme me disa ‘këmbë’ të vogla të cilat, kur aktivizohen, e mbajnë ekranin lartë nga toka, duke e krijuar kështu një boshllëk mes tokës dhe xhamit për të zvogëluar mundësinë e kontaktit me një sipërfaqe të fortë.

Në disa raste, mbrojtësit mund të lakohen mbi ekran, të shemben apo përndryshe të absorbojnë forcat ndikuese.

Se si duket kjo patentë e mbrojtësit të ekranit mund ta shihni më poshtë:

14675-10416-151022-Screen-l

14675-10417-151022-Screen-2-l

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button