15 policë të lënduar nga trazirat në Podgoricë, protestuesit dëmtojnë bizneset

Mbrëmë në qendër të Podgoricës, pas shpërndarjes së protestës para Parlamentit të Malit të Zi, në disa pjesë të qytetit kanë ndodhur trazira, ku ka patur edhe policë të lënduar, raporton Anadolu Agency (AA).

Demonstruesit në qendër të qytetit thyen dritaret e disa dyqaneve, kurse është plaçkitur argjendaria Majdanpek që ndodhet në ndërtesën e hotelit “Nikic” në rrugën “Kral Nikolla”.

Janë thyer xhamat në zyrën e sigurimit Lovcen në rrugën “Slloboda”, si dhe xhamat e filialit të Bankës së Parë në rrugën “Vuk Karaxhiq”. Gjithashtu, janë shkatërruar disa semaforë në qendër të qytetit.

Gjatë përleshjeve janë lënduar 15 policë, prej të cilëve njëri është në gjendje më të rëndë, ndërsa 24 persona kërkuan ndihmë mjekësore, tha ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Rashko Konjeviç në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Konjeviç tha se policia gjatë protestës së mbrëmshme ka vepruar në përputhje me ligjin, në mënyrë që të ruajë rendin publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button