Tony Blair pranon se pushtimi i Irakut ndikoi në krijimin e DAESH-it

Lufta e Irakut në vitin 2003 kontribuoi në formimin e DAESH-it në Lindjen e Mesme, ka pranuar ish-Kryeministri britanik, Toni Bler, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë televizive që u transmetua të dielën, Bler tha se ka “elemente të vërteta” në argumentin se pushtimi amerikano-britanik i Irakut, ishte shkaku kryesor i shfaqjes së DAESH-it.

Por edhe pse ai tha se i vinte keq për gabimet e planifikimit dhe të inteligjencës të bëra gjatë luftës në Irak, ndonëse tha, por ai nuk kërkoi falje të plotë.

Sa i përket DAESH-it, ai në CNN tha se: “Sigurisht, ju nuk mund të thoni se ata që hoqën Sadamin në 2003, nuk kanë asnjë përgjegjësi për gjendjen në vitin 2015, por është gjithashtu e rëndësishme të theksojmë, e para, se Pranvera Arabe e cila filloi në vitin 2011 gjithashtu kishte ndikimin e saj në Irakun e sotëm, dhe dy, DAESH në fakt u ngrit nga një bazë në Siri dhe jo në Irak”.

Kur u pyetën nëse ai besonte se pushtimi i vitit 2003, të cilën e udhëhoqi ai me ish-Presidentin amerikan, George W. Bush, ishte një gabim, Bler kërkoi falje për “gabimet” e inteligjencës, i cili besoi se armët kimike janë duke u përdorur në masë të madhe kundër popullit të Irakut.

Ai vazhdoi duke u shprehur se: “Unë gjithashtu mund të kërkoj falje, si për shembull për disa gabime të planifikimit dhe sigurisht gabimin tonë për të ditur se çfarë do të ndodhte pasi të kemi larguar regjimin”.

“Por e kamë të vështirë që të kërkoj falje për largimin e Sadamit. Shikuar edhe nga sot, në vitin 2015, është më mirë që ai nuk është aty se sa të ishte aty”.

Transkripti i intervistës me Blair është marrë më herët për tu transmetuar nga shtypi ditorë britanik të dielen, në të cilën përshkruhet deklarata e tij si një “moment historik, ku Tony Blair më në fund kërkon falje” për luftën në Irak.

Por gazetat e tjera ishin më të buta lidhur me këto deklarata. Në ballinën e gazetës “The Observer” shkruhet se, Blair “nuk pranoi të kërkojë falje për luftën dhe mbrojti ndërhyrjen e armatosur në vitin 2003”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button