Opozita: Protestat në Kosovë nuk ndalen

Partitë opozitare në Kosovë paralajmërojnë se protestat do të vijojnë, ndërsa e kanë cilësuar si fitore pengimin e zhvillimit të seancës parlamentare në sallën kryesore të Kuvendit. Deklarata ka ardhur nga liderët e të dy partive opozitare të cilët kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa.

“Protesta jonë do të vazhdojë. Kuvendi i Republikës asnjëherë nuk do të bëhet mekanizëm për kontrabandim të Zajednicës e as mekanizëm për shpëlarjen e të palarave të qeverisë. Ashtu siç rezistuam mbrëmë dhe siç e detyruam koalicionin e skutave të ikin nga Kuvendi, ashtu do të vazhdojmë protestën edhe në të ardhmen. Republika e Kosovës as nuk e pranon e as nuk e duron Zajednicën”, deklaroi Visar Ymeri nga Vetëvendosje. Edhe Ramush Haradinaj i AAK-së tha se nuk do të ketë tërheqje.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partitë e tjera opozitare do të vazhdojnë përballjen deri në tërheqjen nga këto marrëveshje, ose deri në dorëheqjen e kësaj qeverie”, tha Haradina, transmeton Shekulli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button