Matoshi: Me rënien e Gruevskit, Rusia e humb përfundimisht Ballkanin

Ish deputeti në Parlamentin e Maqedonisë, Ruzhdi Matoshi, vlerëson se me rënien e Nikolla Gruevskit nga Qeveria Ballkani do të ndahet përfundimisht nga çdo ndikim apo lidhje që ka pasur Rusia. Sipas Matoshit shumë shpejt i gjithë rajoni do të ndryshojë dukshëm duke u kthyer kah perëndimi edhe me veprime konkrete. Ai thotë për TetovaSot  se Gruevski është lidhja e fundit e Rusisë që i ka ngelur me Ballkanin, prandaj edhe rënia e Gruevskit për Matoshin është e kuptueshme se nuk është mision i lehtë.

“Nëse e lexojmë drejtë samitin e Berlinit dhe të Vienës për Ballkanin është një dekriminalizim në masë i rajonit që përfundimisht Ballkani perëndimor bëhet zonë me ndikim i perëndimit. Prandaj rezistimet aktuale politike të moszbatimit të politikave të samitit të Berlinit dhe Vjenës janë rezistime të fundit të Rusisë në Ballkan“, deklaroi Matoshi për TetovaSot

Arrestimi i ish shefit të DSK-së së Maqedonisë Sasho Mijallkov në aeroportin e Beogradit, sipas Matoshit është një dëshmi se Serbia po ndahet nga Rusia dhe kthehet kah perëndimi madje para Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button