Kaos në Podgoricë lëndohen 24 qytetarë, arrestohet njëri nga liderët e FD-së (FOTO)

Gjatë protestës së Frontit Demokratik, gjatë së cilës ka patur edhe përplasje mes policisë dhe demonstruesve, mbrëmë në Podgoricë, përveç 15 policëve u plagosen edhe 24 qytetarë. Këtë mbrëmë e njoftoi ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Rashko Konjeviç. Ai në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp konfirmoi se njëri nga liderët e FD-së Andrija Mandiç është arrestuar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Policia ka siguruar rendin dhe paqen në Podgoricë. Dua tu shpreh mirënjohje policisë të cilët në pajtim me ligjet kanë mbrojtur pronën shtetërore. Dua të them se 15 policë janë lënduar, ndërsa 24 qytetarë kërkuan ndihmë, kryesisht nga gazi lotsjellës”, tha Konjeviç.
Protesta ne Podgorice (1)

Ai theksoi se një nga kërkesat e FD-së, për të hyrë në Parlament, është lejuar në njërën nga hyrjet e Kuvendit.

“Fatkeqësisht, ndonëse kemi pritur përgjigje pozitive, pas kumtimit të Sllaven Radunoviç nga FD-ja se nuk mund të kontrollojnë turmën, erdhi deri te hedhja e gurëve ndaj policëve dhe koktejve të molotovit. Pas kësaj, reagimi i policisë ishte i pashmangshëm. Na vjen keq që protesta u shndërrua në diçka që nuk duhej të ishte pjesë e përditshmërisë, por si shtet serioz, Drejtoria e Policisë në pajtim me ligjet ka reaguar”, theksoi Konjeviç.

Protesta ne Podgorice (3)

Ai konfirmoi se është arrestuar Andrija Mandiç, njëri nga liderët e FD-së. Gjithashtu porositi se në mëngjes qyteti është duke funksionuar në gjendje normale.

Sllavko Stojanoviç, kreu i Drejtorisë së Policisë, tha se zyrtarët policorë vendosën rendin dhe qetësinë  publike.

“Kësaj radhe nëpunësve policorë u jap mirënjohje speciale. Edhe një herë policia malazeze tregoi profesionalizëm”, tha Stojanoviç.

Protesta ne Podgorice (4)

 

Protesta ne Podgorice (5)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button