Lavrov: Rusia dhe Egjipti do të marrin pjesë së bashku në operacionet në Siri

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se vendi i tij do të arrijë bashkëpunimin me Egjiptin në operacionet ushtarake në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç tha Lavrov për kanalin shtetëror, negociatat për zgjidhjen e krizës në Siri nuk ngjallin shpresë në qoftë se në to nuk përfshihet Irani duke theksuar se në këto negociata duhet të përfshihet edhe Egjipti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania.

Lavrov tha se ai kishte një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry.

“Me homologun egjiptian u arrit një marrëveshje për bashkëpunim në gjetjen e një zgjidhjeje politike dhe operacionet anti-terroriste në Siri”, tha Lavrov.

Ministri Lavrov tha se Rusia nuk i mbronë interesat e presidentit të Sirisë Bashar al-Assad, as interesat e ndonjë grupi të opozitës, por mbronë interesat e Sirisë.

Ai shtoi se ata ishin të gatshëm për të mbështetur Ushtrinë e Lirë Siriane Ushtria (FSA), por megjithatë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk morën koordinatat e pozicioneve të terroristëve as pozicionet e patriotëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button