Rita Ora do të kyçet në politikë për të ndryshuar sistemin politik në Kosovë

Personazhi me shumë talente, siç po quhet nëpër botë Rita Ora, në një intervistë të fundit për “The Independet”, ka folur në lidhje me përfshirjen e saj në politikë.

Rita ka thënë se gjenerata e saj në Kosovë duhet ta kuptojë fuqinë që e ka për të ndryshuar sistemin politik.

Duke qenë Ambasadore Nderi e Kosovës, “The Independent” e ka pyetur Ritën në lidhje me përshkrimin e kësaj pozite.

“Ajo çfarë dua të bëjë është që t’i tregoj gjeneratës sime në Kosovë për fuqinë që e kemi për të ndryshuar sistemin tonë politik”, thotë ajo në intervistën për “The Independent”, transmeton Koha.net.

“Aktualisht, problemi qëndron te sistemi edukativ – nuk e dimë me të vërtetë se çfarë është duke ndodhur në vendin tonë, dhe për këtë arsye ka pak vota. Pse të ngriheni e të votoni kur nuk e dini se çfarë është duke ndodhur? Këtë do të doja ta bëja me vendin tim, të ndryshoja sistemin edukativ dhe t’u jap atyre njëfarë edukimi kreativ”, ka thënë Rita në këtë intervistë.

“Fakti se kam arritur atë që e dëshiroja është gjë e rrallë në vendin tim. Prandaj, më duhet të gjejë një rrugë për të hapur këtë portë”, ka theksuar ajo Rita Ora, e cila në këtë intervistë është cilësuar si personazh me shumë talente.

“The Independent” në këtë shkrim, Ritën e cilëson si një prej shqiptarëve më të famshëm që nga Nënë Tereza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button