Pretendimet duhet të qëndrojnë mbi baza konkrete

[Recension: “A e kërkoi dikush nga Shkupi arrestimin e Albin Kurtit?”]

Për të ngritur një dilemë në opinion, gazetarit i duhen fakte ose bashkëbisedues. Nuk mjaftojnë bindja dhe dyshimi i tij për të shkruar një tekst të zbrazët. Teksti që po recensojmë, më shumë pyet se sa informon. Nuk sjell fakte, nuk sjell deklarata, nuk shpjegon procedurat.

LAJM A e kërkoi dikush nga Shkupi arrestimin e Albin Kurtit VideoLinku deri te artikulli origjinal: A e kërkoi dikush nga Shkupi arrestimin e Albin Kurtit? (Video)

Data dhe koha e publikimit: 13/10/2015

Data e recensionit: 15/10/2015

Recensues: Benjamin Arifi

Teksti fillon me ngritjen e një pyetje diskutabile e cila, bazuar në informacionet që ofron teksti, nuk qëndron.

Pikërisht për shkak të këtyre takimeve që ka realizuar në Shkup, kanë lindur dyshime mos dikush nga Maqedonia, që frikohet nga bashkëpunimi opozitar shqiptar, ka kërkuar nga autoritetet kosovare arrestimin e Kurtit? Dyshimet bëhen edhe më të mëdha për shkak se ai nuk është arrestuar nga policia kosovare gjatë udhëtimit për në Maqedoni, por gjatë kthimit në Prishtinë, pasi ka realizuar takimet në Shkup. 

Mbase shumëkush në Maqedoni mund të frikohet nga bashkëpunimi opozitar, por nuk mund të kërkojë arrestimin e dikujt në një shtet tjetër. Ose të paktën, autori i tekstit nuk ka asnjë tregues ose dëshmi se kjo, në një formë ose në një tjetër, ka ndodhur. Dilemat e shtruara nga autori, janë të pamundura ligjërisht, për shkak të sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj.

Nga ana tjetër për qarqet qeveritare në Shkup dhe Prishtinë thuhet se kanë lidhje të ngushta joformale mes veti.

Nëse autori ka aluduar në ndonjë kërkesë “nën tavolinë” nga partitë shqiptare në Maqedoni për kolegët e tyre kosovarë, duhej të kishte sqaruar lidhjet e tyre të mundshme të miqësisë dhe bashkëpunimet në të kaluarën. Gjithashtu, e pakta që duhej bërë në këtë rast, do të ishte kontaktimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme kosovare, për të marrë versionin zyrtar për arrestimin e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kjo do të sillte qartësimin e situatës dhe do të kishte shmangur krijimin e hutisë te publiku nga informacionet e pabaza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button